
Liverpool ka përjashtuar mundësinë për operacion të Mo Salah, megjithëse mbi problemin e vazhdueshëm në gju, frika vazhdon.
Pas goditjes nga futbollisti i Leicester, Hamza Choudhury në fillim të tetorit, "ylli" i Liverpool vazhdon prej 6 javësh të ketë dhimbje. Salah mezi ka qenë në gjendje të stërvitet dhe madje i është nënshtruar një rehabilitimi gjatë kësaj jave.
Jurgen Klopp thotë se dëmtimi i tij është përkeqësuar edhe pas një ndërhyrje të rëndë nga Fernandinho në ndeshjen me City, si dhe ka patur pak kohë për tu rikuperuar. Ndërsa mbi operacionin në gju ishte ai që u shpreh se për momentin nuk ishte e nevojshme.
Poll