
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dalë në stërvitje me ekipin e Zyrihut në ditën e sotme. Së bashku me Kukelin, pasi përfunduan pushimet e filluara në momentin që kombëtarja u eleminua nga EURO 2016, 2 kuqezinjtë u rreshtuan nën urdhrat e trajnerit të Zyrihut për të filluar përgatitjet për sezonin e ri.
Në qoftë se për Kukelin nuk ka shumë histori pasi ai ka zgjedhur të qëndrojë tek ekipi që këtë vit do të luajë në ligën e dytë zvicerane, Sadiku është me çanta në duar pasi marrëdhëniet e tij me klubin nuk janë aspak të mira dhe gjithashtu ai nuk dëshiron të luajë në një ligë inferiore.
Sezonin e kaluar Zyrihu e huazoi Sadikun tek Vaduzi, dhe për ironi të fatit Vaduzi mbijetoi falë golave të Sadikur, ndërsa Zyrihu ra nga kategoria. Megjithatë, largimi i Sadikur nuk do të jetë i thjeshtë pasi Zyrihu kërkon shifra të çmendura për kartonin e tij, plot 9 milion euro, një shumë e ekzagjëruar edhe për një lojtar që i dha fitoren e vetme kombëtares së tij në EURO 2016 dhe njëkohësisht shënoi golin e vetëm të Shqipërisë.