Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sadiku nuk largohet nga Zyrihu, zbulohen prapaskenat e qëndrimit të sulmuesit në Zvicër

Shkruar nga NEWSPORT
Sadiku nuk largohet nga Zyrihu, zbulohen prapaskenat e qëndrimit të

Armando Sadiku duket se nuk do të largohet nga Zyrihu edhe pse skuadra e tij tashmë luan në Kategorinë e Dytë në Zvicër.

Arsyeja është e thjeshtë: Zyrihu kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit kuqezi.

Një gjë të tillë mund ta bëjë fare mirë pas pjesëmarrjes në grupet e Europa League këtë sezon, kompeticion ku pritet që Sadiku të zhvillojë paraqitje pozitive dhe që do t'i shërbejë atij si një vitrinë për t'u reklamuar në sytë e klubeve të tjera europiane.

Pakti i Sadikut dhe drejtuesit e Zyrihut është i qartë: Aktivizim në grupet e Europa League dhe shitje të tij në muajin janar kur vlera e kartonit të tij të jetë rritur ndjeshëm.

Edhe pse ra në Kategorinë e Dytë, Zyrihu do të jetë pjesë e kupave të Europës si fitues i Kupës së Zvicrës në fuqi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga