Valon Berisha duket se po e ndjen më shumë se kushdo mungesën e sfidave të përfaqësues së Kosovës. Me një postim në instagram, lojtari nga Kosova ka postuar një gol të tij kundër Anglisë, por që në fund vlejti thjesht për statistikë.
Berisha shkruan : "Sa të kemi ëndrra, kemi edhe shpresa, forza Kosova". Kujtojmë që Kosova nuk ia doli të kualifikohej në Europian përmes grupeve, por ka një rrugë tjetër përmes Play-off.
Fillimisht, duhet mposhtur Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale e më pas do shohim Kosovën në finale. Ne shpresojmë që diçka e tillë të ndodhë dhe t'i shohim ata mes më të mirëve.

Poll