
Transferimi i Oskar në Kinë ka hapur një debat të madh dhe polemika të shumta në Angli.
Konte, Venger dhe Klop kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për këtë lëvizje të bujshme të brazilianit, i cili te skuadra e Shangait do të përfitojë 24 milionë euro në sezon.
Trajnerët e skuadrave të Premier Ligës kanë shpjeguar se ofertat faraonike që po vijnë nga klubet kineze kanë zhbalancuar tregun e transferimeve të lojtarëve dhe kanë çoroditur jo pak futbollistët nëpër botë.
Gjithsesi, lojtari që përfiton më shumë në një sezon është Nejmar, 20 milionë euro rrogë te Barcelona.
Sipas prestigjiozes "Marca", në vend të tretë, si futbollisti më i paguar pozicionohet Lionel Mesi me 22 milionë euro në sezon.
Pas tij vjen Kristiano Ronaldo me 21 milionë euro në sezon.
Në vend të pestë renditet braziliani Hulk me 20 milionë euro që ai i përfiton po te Shangai në Kinë.
Pogba është i 6-ti më i paguar në botë, me 17.5 milionë euro rrogë që i jep Mançester Junajted.
Uejn Runi vjen pas tij me 17.1 milionë euro e me radhë, Graciano Pele me 16 milionë euro te Shandong Luneng në Kinë, Zlatan Ibrahimoviç me 15,5 milionë dhe në vend të 10-të, argjentinasi Laveci, te Hebei China Fortune që fut në xhep plot 15 milionë euro në sezon.