Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rritet oferta për të preferuarin e Guardiolës, mbi 81 milionë euro për brazilianin e West Ham

Shkruar nga NEWSPORT
Rritet oferta për të preferuarin e Guardiolës, mbi 81

Manchester City vazhdon në piketojë lojtarë për sezonin e ri. Pas zyrtarizimit të Josko Gvardiol, tashmë kampionët e Premier League janë vënë pas brazilianit të West Ham.

Lucas Paqueta është i preferuari i radhës i Pep Guardiolës, me trajnerin spanjoll që e dëshiron me patjetër transferimin e tij në “Etihad”.

Kampionët anglezë ofruan 70 milionë euro për 25-vjeçarin. “Çekiçët” pas Declan Rice nuk duan që të largojnë një tjetër titullar dhe drejtuesit kanë “mbyllur” mundësinë e një transferimi duke refuzuar një ofertë të tillë.

Gjithësesi Guardiola nuk bën prapaktheu dhe ka kërkuar nga drejtuesit të bëjnë një sforco financiare për transferimin e tij. Kjo do të thotë se oferta prej 70 milionë eurosh duhej të rritej akoma.  Në këto kushte sipas mediave britanike City ka bërë gati ofertën e re me mbi 81 milionë euro. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e “Çekanëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga