Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Rrëfimi i jashtëzakonshëm, dy fëmijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani për t’u bërë futbollistë: U nisëm me autobus…

Shkruar nga NEWSPORT

Një histori e jashtëzakonshme shqiptare vjen e rrëfyer ekskluzivisht për newsport.al. Dy fëmijë të vegjël, ish futbollistë në Shqipëri kanë lënë Tiranën për të marrë autobuzin dhe kërkuar azil në Gjermani. Jeta i është transformuar tani dhe ëndrrat e mëdha mund të bëhen realitet shumë shpejt. Vëllezrit Bilali kanë shumë për të rrëfyer për një histori aspak normale.

Ju ikët një vit më parë në Gjermani për një jetë më të mirë. Tashmë pas një viti ju jeni zbuluar si talent në futboll. A mund të na tregoni si nisi historia juaj?

Po saktë. Unë kam ardhur si një azilkërkues por gjithmonë në mendje kam pasur që të luaj futboll dhe erdha këtu në Gjermani. Këtu njoha trajnerin Chris Terhart dhe ai më mori në ekipin FC Horizont Internacional. Bëra dy paraqitje të mira tek ai klub dhe trajneri më tha ti duhet të luash në liga  më të larta se ke shumë talent dhe kështu më çoi tek ekipi Bundesligës Dytë Arminia Bielefeld. Nga Shqipëria u larguam se nuk kishim familje. Mamaja ime ka vdekur një vitë më parë, ndërsa me babanë nuk kam kontakt fare. Erdhëm këtu për një jetë më të mirë dhe të sigurtë.

Si ikët nga Shqipëria? 

Kemi pas dashur për tu nisur nga Shqipëria direkt për në Gjermani në Dusseldorf por nga që Shqipëria nuk është në BE, mund të kishim probleme me vëllain tim nga që është nën moshë (15 vjeç). Dhe mendova se ne kishim letra greke dhe Greqia është në BE. U nisëm nga Shqipëria me autobus për në Selanik të Greqisë aty ku prem dhe biletat për nisjen për në Gjermani. Problem nuk kemi pasur fare si në kufirin gjerman as dhe atë grek. Për të prerë biletat kam pas kursyer para dhe ato para më mjaftuan për të ardhur këtu.

Ju ikët vetëm nga Shqipëria?13942629_10155038868533765_1492566611_n

Po vetëm me vëllain.

Në cilin qytet shkuat në Gjermani dhe e patët të vështirë të laqrgoheshit nga vendi duke qenë se ishit shumë i ri?

Në fillim në Duseldorf në një kamp rregjistrimi. Aty ndenjëm 7 ditë dhe më pas doli një transfertë për në Rees, aty njoha dhe trajnerin Chris Terhart. Ajo është gjë normale. Ka qenë e vështirë për të dy ne, pasi jemi në një moshë të re. Por kur mendon që nuk ke asnjë të familjes duket e vështirë.

Si e njohe trajnerin?

Kur shkuam atje në Rees. Atje e njoftuam dhe bëra një stërvitje me ekipin e tij të sapokrijuar. Tani ai është menaxheri im.

Dhe çfarë ju tha trajneri?

Ai në topin e parë të prekur nga këmbët e mij arriti të kuptoj se sa i talentuar jam. Ai u shtang pasi nuk kishte parë një talent kaq të madh në këtë moshë këtu. Ai ka shumë lidhje me ekipe shumë të mira si në ligën e dytë apo të tretë. Ai ka qenë lojtar i Fortuna Dusseldorf kur ka qenë në moshë të re dhe njihet shumë këtu në Gjermani. Ai tha ju garantojë një trajnim në një skuadër të mirë.

Dhe ju nisët tek FC Horizont, por si shkuat në Bundesligën Dy?

Fc Horizont nuk është një skuadër në Budesligën e Dytë por është një ekip amator në Kreis Liga. Dhe FC Horizont nxjerrë talente.

Ju tani jeni në Bundesligën Dy? 

Jo, por jam në rrugë për atje.

Aktualisht vazhdoni të stërviteni me FC Horizont?

Jo tashmë jamë disa liga më lart se  FC Horizont. Pasi isha në Rees më erdhi një transfertë tjetër për të ndryshuar qytetin për në Rheine Inëestafalen, ku aktualisht luaj për skuadërn e 3 Kryeqytetit.

Si quhet skuadra?13977818_10155038868953765_256208174_o

DJK Amisia Rheine.

Në çfarë lige luan kjo?

Ky ekip luan ne KREISLIGA -A-. Këtu mund të luash nëse je 18 vjeç e sipër, nuk është ekip moshash është ekip i parë.

A ju duket e vështirë të arrish majat e futbollit Gjerman dhe cila është ambicia juaj?

Nuk është aspak e lehtë të luash në majat e futbollit gjerman sepse këtu ka shumë talente të mëdhenjë dhe ka shumë konkurencë midis lojtarëve të tjerë. Kjo e bënë më të vështirë atë. Nëse ke vullnet dhe pasion ndaj këtij sporti mund të arrish ëndërrën tënde por gjithmonë duhet të kesh një person që të mbështet dhe të udhëzon dhe meret me ju, sic unë kam menaxherin tim Chris Terhart. Qëllimi im është të luaj sa më lartë këtu në Gjermani pse jo dhe në Bundesliga pasi me punë arrihet gjithcka. Ky është objektivi im dhe jam shumë i sigurtë se shumë shpejt do e arrijë atë.

Uroj ta arrish këtë. Ndërkohë ju keni dhe vëllain në Gjermani. Ai është duke luajtur futboll?

Po kam dhe vëllain dhe ai luan për grupmoshat këtu. Tani aktualisht luan tek skuadra e FCE Eintracht Rheine U17, kjo do të thotë që ai luan në Ligën 3 me grupmoshat.

Eldion, ju keni luajtur dhe ne Shqipëri futboll me skuadrën e Tiranes për moshat. A keni kontakte me ish ekipin dhe shoket e skuadres ketu në Shqiperi?

Nuk kam asnjë kontakt me njerëzit andej pasi unë jam shumë i përqëndruar këtu në punën time.

Elidon ju jeni ende në kamp apo tani jeni në shtëpi?  14012471_10155038868553765_24542189_o

Jo jemi ne shtëpi vetëm me tim vëlla

Keni mundur te pajiseni me dokumenta gjermane?

Akoma jo por kemi ca letra që nuk na kthejne dhe tani unë do filloj një shkollë

për profesion dhe kjo të ndihmon të marrësh letrat.

Elidon ju e doni futbollin dhe kjo s`ka dyshim. Nëse një ditë do të bëheni futbollist profesioniste do të donit të luanit me ekipin kombëtar në Shqiperi apo në Gjermani?

Sigurisht që do të luaj për kombin tim. Unë jam shqiptar dhe kam gjak shqiptar dhe nuk e ndërroj kombin. Dhe unë jam gjithmonë i gatshëm si sot, si nesër të ndihmoj flamurin tim.

 

Fjalët e menaxherit gjerman për dy fëmijët e talentuar shqiptarë

“Vëllezërit Bilali kanë një talent të jashtëzakonshëm. Të dy kanë të dhënat fizike dhe mendore që i duhen një futbollisti për të arritur nivele të larta. Duke qënë se ata kanë një përgatitje fillestare nga Shqipëria, i plotësojnë kushtet për t'u bërë të suksesshëm në Gjermani. Futbolli përveçse talent është edhe fat, pasi duhet të kesh një menaxher të mirë që të të ofrojë mundësi. Vllezërit Bilali i kanë të dyja, edhe talentin edhe fatin. Unë u sigurova atyre një provë në nivele të larta siç është klubi i Arminia Bielefeldit dhe ata i treguan vlerat e tyre. Për refugjatët që jetojnë në Gjermani, futbolli është vetëm njëra anë, pasi ata duhet gjithashtu të shkollohen. Duhet të mësojnë sa më shpejt gjermanisht dhe të marrin një profesion të dytë, pasi futbolli është deri në një moshë. Elidoni do ta fillojë këtë verë shkollën profesionale ndërsa Erioni do të fillojë vitin tjetër shkollën për të mësuar gjermanishten. Elidoni aktualisht luan në një ligë të nivelit amator, dhe në rast të suksesit në këtë sezon, vitin tjetër do ta transferoj në kategoritë e profesionistëve. Ndërsa Erioni ka avantazhin që është vetëm 16 vjeç dhe ka mundësinë dhe kushtet për t'u futur në futbollin profesionist sapo të mbarojë edukimin e tij. Aktualisht ai luan për një skuadër U-17 në kategoritë inferiore të të rinjve”.

Intervistoi: Julian Hoxhaj

 

Tags:

Lajme

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga