Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ronaldo-Messi-Benzema kanë një sekret të përbashkët

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo-Messi-Benzema kanë një sekret të përbashkët

Yjet botëror të futbollit, që për shumë vite kanë zhvilluar karrirën e tyrë në majën e futbollit europian, kanë gjetur formulën e përbashkët që ngadalson plakjen. Sulmuesit, Messi-Ronaldo- Benzema ndjekin një regjim të njëjtë në konsumin e ushqimeve të cilat ndihmojnë ato me ritmin e përditshëm stërvitorë.

E përditshmja spanjolle Marca, zbulon se Alga e detit e mbushur me Spirulinë përmbanë 70% protein. Ndërkohë që Chlorella është një tjetër përbërës që ka më shumë se 60% proteinë dhe kjo ndikon në reduktimin e plakjes. Këto përbërës përshpejtojnë metabolizmin dhe eleminojnë toksinat në trup.

Alberto Mastromatteo është një nga kuzhinierët privat të yjeve dhe është gjithashtu një adhurues i konsumit të algave të detit. Në një deklaratë ai u shpreh: “Spirulina dhe Chlorella përmban vlera të mëdha ushqyese dhe me një sasi të vogël trupi merr shumë proteina bimore.

Unë besoj në fuqinë e jashtëzakonshme ushqyese të mikroalgave, burimeve të pakrahasueshme të acideve yndyrore të pangopura Omega 3 dhe lipideve të tjera të shëndetshme, vitaminave, karotenoideve, antioksidantëve”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga