Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ronaldo fenomeni zgjedh: Messi, sigurisht është numri një në botë (SURPRIZON CR7)

Shkruar nga NEWSPORT
Ronaldo fenomeni zgjedh: Messi, sigurisht është numri një në

“Messi, sigurisht është numri një”- Ronaldo (fenomeni) cilëson Messi-n si lojtarin më të mirë për t’u parë dhe heq Cristiano-n nga pesëshja më e mirë. Legjenda braziliane ka thënë mendimin e tij në debatin e e gjatë për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, shumë surprizues është fakti që adashi I tij nuk ishte kurrkund në listën e tij.

Konkurrenca për një kohë të gjatë vë përballë njëri-tjetrit Messi-n me 6 topa të Artë të fituar dhe Ronaldo-n pesë fitues. Ronaldo që në kohën e tij ishte më I talentuari, u pyet për të dhënë mendimin e tij:

“Messi, sigurisht, ai është numri një, është një talent që për 20 apo 30 vite të tjera nuk do të ketë të ngjashëm,” tha ai. “Më pëlqejnë edhe (Mohamed) Salah, (Eden) Hazard, Neymar, që më pëlqen shumë ta shoh teksa luan, dhe Kylian Mbappe.

Sa për Ronaldon ai tha: “Shumë njerëz ee krahasojnë me mua, për shpejtësinë e tij, lëvizjet e tij, shumë I mirë me të dyja këmbët. Kemi gjëra të ngjashme, por nuk më pëlqejnë krahasimet, sidomos ndërmjet lojtarëve të brezave të ndryshme”.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga