
Edhe pse ka deklaruar se nuk do të largohet nga Roma, sipas "Goal.com", Leandro Paredes po përjeton orët e fundit si verdhekuq.
"Nuk ka asnjë ofertë zyrtare", deklaroi Drejtori Sportiv i Romës, Baldisoni, i cili në fakt pret që ndonjë klub të bëjë një hap para në arritjen e marrëveshjes.
Klub që mund të jetë Juventusi. Një marrëveshje që do të lironte Romën dhe do të ishte në rregull me "Fair Play-n Financiar".
Duket se Paredes do të jetë një tjetër "goditje" e Juventusit në këtë merkato dimri.
Poll