Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rikthimi në ndeshjet e Kombëtareve, arbitrave shqiptarë u besohet sërish drejtësia

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi në ndeshjet e Kombëtareve, arbitrave shqiptarë u besohet

Gjyqtarët shqiptarë janë rikthyer të vendosin drejtësi në garat ndërkombëtare. Me sezonin futbollistik që u mbyll, vëmendjen e kanë marrë ndeshjet e kombëtareve të cilat kanë filluar që ditën e djeshme me miqësore.

Tani po luhet një tjetër test miqësor mes Luksemburgut dhe Maltës ku ekipi i gjyqtarëve përbëhet nga bilbilat shqiptar, Eldorian Hamiti si kryesor dhe Rejdi Avdo e Ilir Tartaraj asistentë të tij.

Mbetet të shihet nëse do të kemi sërish bilbila shqiptarë edhe në sfidat zyrtare që nisin të mërkurën më 14 qershor e mbarojnë më 20 qershor. Enea Jorgji është zakonisht emri që na përfaqëson në garat ndërkombëtare dhe duke qenë se nuk është përzgjedhur në miqësore, ndoshta mund ta shohim në ndeshjet zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga