Eros Grezda është kthyer në fushë pas 9 muajsh mungesë. Sulmuesi shqiptar që luan në Kroaci me Osijekun ka qenë dje prezent me ekipin e tij, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, 26-vjeçari ka treguar këmbën e vrarë teksa shkruan: "Ndeshja e parë pas 9 muajsh. Më mungoi futbolli", përfundon ai me batutë duke treguar pasojat nga sfida e djeshme miqësore.
Kujtojmë që Grezda nuk është ftuar më në ekipin tonë përfaqësues. Sulmuesi kuqezi nuk është grumbulluar me Kombëtaren që pas largimit të trajnerit Christian Panuçi nga drejtimi.

Poll