
Pandemia e Covid-19 paralizoi botën e futbollit, ndërsa në vendin tonë do të riluhet sot Kategoria e Parë. Ndeshja Dinamo - Burreli është përzgjedhur nga RTSH për t'u transmetuar në orën 17:00. Dueli është deçiziv për zonën play-out, me kryeqytetasit që do kërkojnë pikë shprese.
Miqtë nga Burreli janë në pozita disi më komode, me duelin që vjen drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kështu, RTSH rikthen futbollin shqiptar me një ndeshje të Kategorisë së Parë, ndërsa i ka kërkuar FSHF-së transmetimin e një ndeshjeje falas nga Superliga Shqiptare, deri në fundin e këtij sezoni.
Poll