Amir Abrashi ishte një nga lojtarët protagonistë në kampionatin zvicerian në javën e 16-të. Mesfushori i kombëtares shqiptare që mban veshur fanelën e Grasshoppers ai doli të linte gjurmë në sfidën ndaj Lausanne.
“Pitbulli” kuqezi dhuroi një asist përfekt për shokun e skuadrës në minutën e 50-të të takimit, teksa do të ndihmonte të tijtë në fitoren 5-0. Paraqitja e Abrashit ëhstë shpërblyer dhe tashmë është zgjedhur në 11-tëshen më të mirë të javës. Mesfushori është vlerësuar me notën 8.1.
Kujtojmë se në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Super League, Abrashi ia ka dalë të dhurojë dy asiste për skuadrën e tij.
[caption id="attachment_714851" align="alignnone" width="411"] Amir Abrashi ne formacionin e javes ne Zvicer[/caption]