Emocionet dhe spektakli i Uefa Champions League do të rikthehet sot në mbrëmje për të gjithë sportdashësit. Kompeticioni më i rëndësishëm europian do të startojë fazën e 1/8 me dy ndeshjet e para; Atletiko Madrid-Liverpool dhe Dortmund-Paris Saint Germain.
Të dyja sfidat priten të jenë tepër emocionuese. Liverpool i rinisë ndeshjet nga stadiumi ku dhe u kurorëzua “Kampion Europe”, por këtë herë ka përballë Atletiko Madrid të Simeone e cila ndryshon tërësisht fytyrë kur luan në Champions League dhe aq më tepër në shtëpi. Nga ana tjetër yjet e Paris Saint Germain, Neymar, Mbappe, Icardi do të jenë përballë talenteve të Dortmund në “Signal Iduna Park” ku mbështetja për verdhezinjtë do të jetë elektrizuese.
Pritshmëri të mëdha në sfidën e sotme janë për talentin që po “çmend” botën, sulmuesi i Dortmund, Haaland i cili ka thyer dhe rekordin në Champions League si futbollisti më i ri që ka shënuar hattrick dhe 8 gola radhazi.
Ndërsa ditën e mërkurë do të luhen sfidat; Atalanta- Valencia; Tottenham-Leipzig.