Milan ka njoftuar në “website” e tij, zyrtarizimin e Alessandro Florenzit. Pas sezonit të suksesshëm në huazim, mbrojtësi veteran do vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjve, me kontratën e nënshkruar për 3 vitet e ardhshme.
Ish- kapiteni i Romës luajti rol të rëndësishëm gjatë sezonit, dhe duke u treguar lider i ekipit në momente kyçe. Përgjatë gjithë kompeticioneve Florenzi u aktivizua për 30 ndeshje dhe pse u përballë dy herë me dëmtime.
Mbrojtësi italian kërkohej nga Stefano Pioli, pasi shton te ekipi eksperiencën në dhomat e zhveshjes, veçanërisht në ndeshjet e Champions League, ku do luajnë kuqezinjtë sezonin e ardhshëm.

Poll