Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Revolucion me emisionet në “Top Channel”, ja çfarë ndodh me “Proçesin Sportiv”

Shkruar nga NEWSPORT
Revolucion me emisionet në “Top Channel”, ja çfarë

Një ndër emisionet më të ndjekur sportiv në Shqipëri, "Procesi Sportiv", do të rikthehet në ekranet shqiptare në muajin shtator, kur pritet që të nisë dhe gara për kampionation e Kategorisë Superiore.

Në këtë "talk-show" ndryshimet pritet që të ketë, ashtu si çdo vit, por pjesa që do të mbetet e paprekur do të jetë ajo e drejtuesve të emisionit, Edi Manushit dhe Marina Vjollca, të cilët janë dhe të parët që e kanë startuar këtë emision. Edhe pse u përfol se një nga të dy moderatorët do të largohej, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Gjithçka është konfirmuar nga vetë Manushi, i cili për "newsport.al" u shpreh: "Nuk do të ketë ndryshime te moderatorët e emisionit, do të jemi unë dhe Marina". Sa i përket pjesës tjetër, se kush do të jetë opinionist apo specialist futbolli dhe i moviolës, pritet që të ketë ndryshime. Këto pozicione gjatë viteve të fundit janë mbajtur nga Redi Jupi, Bujar Pregja dhe Gëzim Sinemati.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga