RENDITJA/ Nis shkëputja e BIG-ëve, “trafik” në mesin e tabelës
Shkruar nga NEWSPORT
Java e 19 e Superiores ka mbyllur siparin me fitoren e Vllaznisë 1 me 0 ndaj Kukësit. Të katërt vendet e para në renditjen e përgjithshme fituan, për këtë dhe ka filluar shkëputja. Kështu Egnatia mposhti Skënderbeu, Partizani Teutën dhe Tirana Dinamon.
Bashkë me Vllazninë, Tirana ndan vendin e tretë dhe të katërt, me 7 pikë më shumë se Dinamo. Skuadrat “BIG” janë shkëputur tashmë që me rifillimin e sezonit, por nga vendi i pestë 4 skuadra janë me pikë të barabarta.
Dinamo, Laçi, Skënderbeu dhe Erzeni kanë nga 22 pikë. Në zonën e ftohtë ndodhet Teuta me 16 pikë dhe Kukësi me 19. Më poshtë mund të shihni renditjen e përgjithshme.