
Superliga ka mbyllur dje Javën e 4-t të saj. Derbi i kryeqytetit ka përfunduar 0-0. Sfida mes Partizanit dhe Tiranës ishte shpresa e vetme për të shmangur rekordin negativ të golave në historinë e kampionatit shqiptar.
Në këtë javë të 4-t të Superligës u shënua vetëm 1 gol, ai i realizuar nga Xhejms në sfidën e Skënderbeu-Luftëtari 1-0. Në fakt, kjo ishte sfida e vetme ku u realizua gol në këtë javë të 4-t të Superligës, duke qenë se 4 ndeshjet e tjera u fiksuan në shifrat 0-0.
Nuk kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë në kampionatin shqiptar, ndërsa në 450 minuta (5 ndeshje) regjistrohet vetëm një gol.
Poll