
Iago Aspas, sulmuesi i Celta Vigo, në një intervistë për AS është ndalur edhe tek mundësia që Real Madrid të nënshkruajë me Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.
“Do të ishte një gjë pozitive për LaLigan, sepse aq më të mirë të jenë lojtarët, aq më i madh do të jetë ndikimi dhe të ardhurat ekonomike që do të sjellin.”
Sa i përket paraqitjes së yllit francez në Spanjë, Iago Aspas ka disa dyshime.
"Në letër është shumë e lehtë të thuhet se Real Madrid do të fitojë gjithçka me Mbappen, por fusha do të flasë. PSG gjithashtu duhej të ishte një bombë me Messin dhe Neymarin, por nuk e fituan Champions League për 2 sezone sa i patën”, tha Aspas.
Poll