Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid nuk ndalet në merkato, 50 milionë euro për "yllin" e Totenhem

Shkruar nga NEWSPORT

Luka Modriç ishte një nga blerjet më të suksesshme të Real Madrid në vitet e fundit, pasi mesfushori kroat është tashmë një titullar bazë dhe një futbollist kyç në skuadrën më të titulluar në Europë.

Duket se Totenhemi është sërish një pistë e vyer për të bërë "pazar" nga ana e drejtuesve të "Los Blancos", sepse mediat në Angli raportojnë se Dele Ali është objektivi i radhës për merkaton.

50 milionë euro është oferta që ka përgatitur Real Madrid për talentin 20-vjeçar, i cili në Europianin e Francës ishte titullar edhe me kombëtaren e Anglisë.

Një shifër relativisht e lartë për një 20-vjeçar, por kur bëhet fjalë për Realin, asgjë nuk të surprizon.

Dele Ali përfiton 60 mijë paund në javë te Totenhem, ndërsa madrilienët kërkojnë ta joshin me diçka më shumë se kaq dhe transferimi i tij pritet të ndodhë në verën e këtij viti.

[caption id="attachment_70471" align="alignnone" width="1024"]dele Dele Ali[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga