Real Madrid nuk ia ka dalë të marrë më shume se barazimi përballë ekipit ku aktivizohet Ivan Balliu, Rayo Vallecano. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabéu” përfundoi në barazim 0-0.
Një ndeshje që Reali e kontrolloi gjatë gjithë kohës por që nuk arriti të tundte rrjetën e kundërshtarit. Madrilenët provuan plot 20 herë drejt portës së Vallecanos por pa arritur të shënonin. Ivan Balliut ai nuk ishte as në stol në ndeshjen e sotme dhe është lënë pushim nga trajneri.
Pas këtij barazimi, të besuarit e Carlo Ancelottit renditen në vendin e 2-të me 29 pikë, dy më pak se Girona kryesuese, ndërsa ekipi i Balliut mban vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 18 pikë të grumbulluara.
Përsa i përket Ivan Balliut, ky i fundit nuk ishte as në stol në ndeshjen e sotme. Kujtojmë që mbrojtësi shqiptar u zëvendësua në minutën e 70’ në ndeshjen përballë Real Sociedad e zhvilluar më 29 tetor. Ai nuk ishte pjesë e ekipit as në ndeshje e Kupës së Mbretit që Vallecano luajti kundër Atletico de Luganos. Nuk dihet nëse problemet fizike janë afatgjate apo jo.
[caption id="attachment_711599" align="alignnone" width="647"] TABELA E RENDITJES SË LA LIGA-S[/caption]