Real Madrid do të përballet me Al Ahly sonte në orën 20:00 për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve që zhvillohet në Arabinë Saudite. Madrilenët duan të shtojnë edhe një tjetër trofe në kabinetin e tyre të lavdisë dhe sonte do të kërkojnë fitoren teksa janë favoritët absolut për fitimin e trofeut.
Nëse ia dalin të kualifikohen sonte, në finale do të përballen me Al Hilal të cilët fituan mbrëmë përballë Flamengos. Trajneri Ancelotti ka përzgjedhur titullarët e sfidës dhe në formacion rikthehet Tchouameni ndërsa Benzema e bën pushim.
Formacioni Zyrtar:

Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       