
Real Madridi sigurisht nuk ka mungesë parash, por ata nuk kanë arritur të marrin shumën që kompania arabe i detyrohej. Konkretisht madrilenët kanë humbur plot 400 milionë euro. Pas betejës gjyqësore të humbur ndaj kompanisë International Petroleum Investment Company (IPIC).
Mosmarrëveshja i referohet planeve të mëparshme për të rinovuar “Santiago Bernabeu” dhe rrethinat e tij, të cilat datojnë në vitin 2014. Merenges ranë dakord për një marrëveshje sponsorizimi me IPIC, por kompania me bazë në Abu Dhabi u tërhoq në 2017 kur projekti origjinal i tyre u refuzua.
Sipas “Mundo Deportivo, Real Madrid e çoi mosmarrëveshjen në gjykatë, por Gjykata Ndërkombëtare e Tregtisë në Paris ka vendosur ti jap të drejtë IPIC-s. Kjo do të thotë se ata nuk duhet të paguajnë 400 milion €, shuma i detyrohej Real Madridit si pjesë të marrëveshjes së tyre nga projekti origjinal.
Sipas vendimit të gjykatës Real Madrid nu ka kërkuar miratimin e IPIC për të ndryshimin e rimodelimit të stadiumit.