
Real Madrid verën e shkuar nuk ka bërë ndonjë merkato të fuqishme, duke mos sjellë ndonjë emër të njohur në "Santiago Bernabeu". Gjithsesi, kampionët e Europës në fund të sezonit do të hyjnë në tratativa për të sjellë në Madrid lojtarë shumë cilësore, sikurse është Eden Hazard dhe Christian Eriksen, që të dy aktivizohen në Premier League, njëri me Chelsean dhe tjetri me Tottenham.
Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e klubit, më shumë janë fokusuar tek lojtarët e rinj, ku kanë sjellë së fundmi Brahim Diaz nga Manchester City, apo edhe braziliani Vinicius që erdhi nga Brazili.
Poll