
Finalja e Superkupës së Europës do jetë mes Real Madrid dhe Frankfurt. Madrilenët vijnë në këtë finale pasi mposhtën Liverpool 1-0 në Champions League, ndërsa Frankfurt fitoi me penallti ndaj Rangers në Europa League.
Ky takim fillon në orën 21:00 të mërkurën e 10 gushtit. Stadiumi që do e mirëpresë është Stadiumi Olimpik i Helsinkit, Finlandë. UEFA prej vitesh ka vendosur që finalja e Superkupës të luhet në stadiume që nuk kishin pritur më parë një finale të Champions ose Europa League.
Stadiumi i Helsinkit ka një kapacitet prej 36200 vende dhe pritet të mbushet me tifozë gjermanë dhe spanjollë që do jenë të pranishëm në mbështetje të skuadrave respektive.
Të dy skuadrat kanë shkruar historinë në finalen epike të vitit 1960 në Ligën Europiane, që është Champions League e sotme. Me një turmë prej 127 mijë tifozësh në stadiumin Hampden Park, Glasgoë, që është pjesëmarrja më e madhe në një finale të Ligës Europiane. Reali fitoi asokohe me rezultatin 7-3.