Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid bind me fitoren, trajneri ka dy fjalë për lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid bind me fitoren, trajneri ka dy fjalë për lojtarët

Ditën e sotme, Real Madrid ka luajtur ndaj Sevillas në "Santiago Bernabeu", duke arritur një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, trajneri Santiago Solari është shprehur shumë i kënaqur me ekipin e tij, pasi ishte një 3 pikësh përballë një rivali të drejtpërdrejtë.

"Ne luajtëm mirë dhe meritonim fitoren, rezultati i sotëm është më i vlefshëm për shkak se është arritur kundër një skuadre të madhe. Merita e kësaj fitore është për lojtarët, është një rezultat që vlen më shumë se tre pikë, sepse është kundër rivalëve të drejtpërdrejtë. Luka ishte i jashtëzakonshëm, ai doli me frymën e një luftuesi në gjysmën e dytë, ai bëri një lojë të madhe pavarësisht se u dëmtua në vetull në pjesën e parë. Unë jam shumë i lumtur për të dhe për pjesën tjetër të lojtarëve. Ne luajtëm një lojë të rëndësishme dhe ne meritonim të fitonim", është shprehur ndër të tjera Solari.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga