Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zvogëlimi i “Loro Boriçit”, reagon ashpër ish-kryeministri Berisha

Shkruar nga NEWSPORT

Në çështje të tilla të ndjeshme ai nuk mund të rrijë për bërë publik qëndrimin e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një status në lidhje me stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”, pas lajmit se kapaciteti real i tij nuk është aq sa trumbetohet nga qeveria. Ja çfarë shkruan Berisha:

Edhe stadiumi Shkodrës rrudhet si lungomarja e Vlorës!

Të dashur miq, stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës, por të Lungomares së Vlores. Nga 20 mijë vende, që e njoftua me pompë të madhe se do të kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende.

Pra, 25% më pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rrugë me 6 korsi, nga tre korsi në secilën anë, dhe një baçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendesuar me një ndarse të shëmtuar betoni. Mirëpo, në qoftëse stadiumi do ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkatërroi Vlorës turizmin. Kjo sepse për të përshkruar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjerë.

Kështu që Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vloren dhe turizmin e saj, si askush tjeter! sb

berisha per shkodren

Tags:

VENDI

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga