Vjen dhe një lajm i mir për talentin e kombëtares shqiptare, Milot Rashica. Edhe pse nuk arriti të ishte pjesë e 23 lojtarëve të grumbulluar në Francë, talenti shqiptar mbetet në qendër të vëmendjes në merkato.Mediat italiane sjellin një intervistë të gazetarit të RAI-t, Ciro Venerato, i cili flet për merkaton e Napolit dhe ndalet gjatë te çështja Rashica duke dhënë një lajm të rëndësishëm.
“Napoli ka diskutuar me Vitessen dhe i ka ofruar 10 milionë Euro për Milot Rashicën. Marrëveshja me lojtarin është arritur dhe ishte mbyllur praktikisht gjithçka por Napoli ka vetëm një vend të lirë ekstrakomunitari dhe preferon Herreran. Momentalisht çështja mbetet e ngrirë”, thekson gazetari italian.Në rast se transferimi arrihet, Napoli mund ta kërkojë në formën e huazimit pasi nuk ka të drejtë të aktivizojë më shumë se dy lojtarë pa pasaportë të Bashkimit Europian , dhe në këtë mëyrë ai mund të huazohet.