Nuk zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira mbrëmë kundër Juventusit, por ishte sërish Crisitano Ronaldo që i dha kualifikimin në minutat e fundit Real Madrid falë një penalltie të shndërruar në gol nga ai. Portugezi duket se është i lindur për të luajtur në Champions League dhe ky është kompeticioni ku ai ka më shumë rekorde se asnjë lojtar tjetër.
Ronaldo në Champions ka më shumë fitore, më shumë gola, më shumë gola në shtëpi, më shumë gola jashtë fushe, më shumë gola në grupe, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. Sulmuesi vazhdon me rekordet ku ka më shumë gola nga goditja e dënimit, më shumë gola nga penalltitë , më shumë gola me kokë se askush tjetër në këtë kompeticion.
Portugezi ka më shumë dopieta dhe tripleta si edhe asisit se të gjithë lojtarët e tjerë që kanë luajtur më parë në këtë kompeticion. Gjithashtu ai vendos një rekord tjetër mbrëmë kundër Juves pasi shënoi për të 11-tën herë rradhazi në ndeshjet e Champions League.