Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Puthja e "famshme" me presidentin e Spanjës, futbollistja spanjolle dëshmon në gjykatë

Shkruar nga NEWSPORT
Puthja e "famshme" me presidentin e Spanjës, futbollistja

Madrid – Viti filloi me një tjetër gjyq të bujshëm: atë kundër ish-presidentit të federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales.

Ishte radha e sulmueses spanjolle Jenni Hermoso që të dëshmonte në gjykatën e Lartë të Madridit të martën për puthjen që ajo thotë se shefi i federatës ia dha në buzë pa konsensusin e saj, pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës për femra në verën e vitit të kaluar.

Hermoso kaloi dy orë e gjysëm duke folur me dyer të mbylluara përpara gjyqtarit Francisco de Jorge që nga ana e tij po ekzaminon të gjitha provat, duke përfshirë edhe pjesën televizive të puthjes për të aprovuar ose jo akuzat ndaj kreut të federatës dhe të avancojë me gjyqin.

“Së pari ju uroj një vit të mbarë dhe i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Ishte një procedurë shumë e gjatë” tha sulmuesja spanjolle për mediat ndërsa ishte duke dalë nga salla e gjyqit.

Pas asaj puthjeje publike, Luis Rubiales dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle. Ai kërkoi falje për puthjen duke thënë se ishte emocionale dhe jo e qëllimshme, por duket se odiseja e asaj puthjeje do të vazhdojë gjatë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga