Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Publikohet testamenti i Silvio Berlusconit, si u nda pasuria marramendëse mes pesë fëmijëve dhe gruas së fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Publikohet testamenti i Silvio Berlusconit, si u nda pasuria marramendëse

Mediet italiane  kanë publikuar përmbajtjen e testamentit të Silvio Berlusconit. Fëmijët e tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi Berlusconi, pasi kanë lexuar testamentin kanë bërë të ditur se asnjë  prej tyre nuk do të mbajë i vetëm kontrollin mbi kompaninë Fininvest SpA, që më parë drejtohej nga babai i tyre.

“Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj. Kështu i shkruhej në testamentin e Berlusconit, drejtuar fëmijëve të tij të cilin e kishte shkruar gjatë rrugë  për në spitalin San Raffaele.   Zarfi i pavulosur mban datën 19 janar 2022 me mbishkrimin “për fëmijët e mi”.

Testamenti u hap në praninë e dy avokatëve të themeluesit të Mediaset dhe Forca Italia, Luca Fossati dhe Carlo Rimini. Pjesa më e madhe e aksioneve të Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi, fëmijët nga martesa e parë e Berlusconit me Carla Dal’Olio, të cilët sëbashku zotërojnë  53% të aksioneve.  Ndërsa pjesa tjetër do të kontrollohet nga tre fëmijët e tjerë: Luigi, Eleonora dhe Barbara. Këta të fundit janë fëmijët nga  martesa e dytë e Berlusconit me Veronica Lario.

Në trashëgimin e tij ai kishte përfshirë dhe vëllain e tij, Paolo Berlusconi, të cilit i ka lënë 100  milionë euro. Marta Fascina, gruaja me të cilën u martua së fundmi nuk ngeli pa gjë. Berlusconi i ka lënë 100 milionë euro deputetes dhe 30 milionë euro për bashkëpunëtorin e ngushtë, Marcello Dell’Utri, drejtor i Forza Italia në vitin 1993.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.

Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga