Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Publikohen fotot, ylli brazilian transferohet tek Arsenali për 52 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT

Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenalit.​​ Ditën e sotme, bomberi brazilian mbërriti në kompleksin stërvitor të Arsenalit, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të kompletojë transferimin prej 52 milionë eurosh nga Manchester City.

Sulmuesi 25-vjeçar vendosi të largohej nga City për një vend titullari, çka ia kanë premtuar në Londër. Ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me topçinjtë e Londrës.

“The Sun” ka publikuar edhe fotot e Gabriel Jesus, i cili u prit nga drejtori teknik i Arsenalit, Edu. Jesus bëhet kështu afrimi i katërt i Arsenalit këtë verë, pas Marquinhos, Fabio Vieira dhe Matt Turner.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga