Marcus Rashford ka vite që është një nga protagonistët kryesorë të Manchester United. Edhe në këtë sezon, sulmuesi anglez ka bërë mjaft mirë duke ndihmuar të tijët në shumë raste.
Në 35 sfida të këtij sezoni, Rashford ka shënuar 8 gola, teksa ka asistuar në 6 të tjerë. Paraqitje të tilla kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, siç është edhe Paris Saint-Germain.
Francezët janë të gatshëm ta transferojnë 26-vjeçarin që në verën e këtij viti dhe të paguajnë rreth 90 milionë euro te United. Por mesa duket Rashford e ka bërë zgjedhjen e tij dhe është tepër i vendosur për të ardhmen.
Sipas mediave angleze, sulmuesi i “Djajve të Kuq”, ka hedhur poshtë ofertën e PSG-së për të vazhduar karrierën në “Old Trafford”. Një lajm i mirë ky edhe për tifozët e United, të cilët janë të ‘dashuruar’ pas futbollistit të tyre.