Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Prova gjenerale përpara finales në Tiranë, Mourinho përfshin Marash Kumbullën në formacionin titullar

Shkruar nga NEWSPORT
Prova gjenerale përpara finales në Tiranë, Mourinho përfshin

Roma do të laujë mbrëmjen e sotme në Torino ndeshjen e fundit përpara finales së Conferencë League, që do të zhvillohet në 25 Maj në “Air Albania” në Tiranë. Për sfidën e sotme trajneri Mourinho nuk ka kursyer disa nga yjet e tij, teksa në formacion ka përfshirë edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën. Në anën tjetër Torino ja ka besuar portën gardianit Etrit Berisha, i cili e ka merituar pas paraqitjeve pozitive.

Së bashku me shqiptarin do të luajnë edhe Ibanez dhe Mancini në mbrojtje, ndërsa në krah do të rikthehet nga minuta e parë Spinazzola. Në sulm nuk është kursyer Abraham, i cili do të mbështetet nga Shomurodov. Romës i duhet një fitore sot për të qëndruar në luftë për një vend në Europa League, ndërkohë që kundërshtarët luajnë pa ndonjë objektiv.

FORMACIONET ZYRTARE
TORINO (3-4-2-1): Berisha; Lukic, Zima, Rodriguez; Ola Aina, Riçi, Pobega, Ansaldi; Praet, Brekalo; Belotti
ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibañez; Spinazzola, Sergio Oliveira, Veretout, Zaleëski; Pellegrini; Shomurodov, Abraham

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga