Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Protestat e tifozëve ndaj MESSIT dhe NEYMAR, reagon PSG-ja: Klubi është në mbështetje të lojtarëve, veprime të tilla nuk justifikohen

Shkruar nga NEWSPORT
Protestat e tifozëve ndaj MESSIT dhe NEYMAR, reagon PSG-ja: Klubi
PSG-ja ka reaguar në rrjetet sociale për protestat e një grupi tifozësh ndaj yjeve të skuadrës së Lionel messi dhe Neymar. Tifozët të njohur si SG Ultras u mblodhën ditëne mërkurë jashtë selisë s ëklkubit ku shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj argjentinasit dhe brazilianit. Për kampionin e botës për shkak se nuk do të vazhdojë kontratën me parizienët dhe për brazilianin për shkak të formës jot ë mirë në këtë sezon. Kujtojmë se 31-vjeçari është i dëmtuar dhe po vazhdon fazën e rikuperimit të tij. “Paris Saint-Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh të ndodhura të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla. Klubi jep mbështetjen e tij të plotë për lojtarët e tij, stafin e tij dhe të gjithë ata që janë në shënjestër nga një sjellje e tillë e turpshme”, thuhet në deklaratën e klubit parisien në faqen zyrtare. Tifozët e PSG kanë shprehur gjithashtu zhgënjimin e tyre ndaj kryetarit të klubit Nasser Al-Khelaifi, pasi nuk po arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në lojtarët që llogariten yje.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga