
Zërat që e lidhin të ardhmen e Milanit në Itali me Investcorp sa vijnë e shtohen. Presidenti nga Omani i kompanisë së famshme është duke e menduar seriozisht si mundësi. Investcoprp pritet t’i japë një shtysë në merkato Milanit. Flitet se është një buxhet prej 300 milion euro që do përdoret në verë për të rritur nivelin e kuqezinjve. Që tani kanë filluar të përmenden emrat e parë që pritet të afrohen.
Sebastian Haller është sulmuesi i qendrës së Ajax që mendohet si afrimi i parë. Më pas Nkunku i Leipzig thuhet si alternativë e mundshme për Piolin, përveç zërave për romanistin Zaniolo dhe Tchouameni të Monacos. Skuadra e sezonit të ardhshëm do jetë konkurruese jo vetëm për Seria A, por dhe Champions League. Me afrimet që përfliten ka gjasa të shohim sërish Milanin e lavdishëm.