
Nesër në mbrëmje do të dalin në fushë Milani dhe Bologna për të luajtur finalen e Kupës së Italisë. Ekipet do të përballen në “Olimpico” në orën 21:00. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i Milanit Sergio Conceicao doli në konferencë për shtyp për mediat.
“Pesha dhe presioni janë pjesë e Milanit, i ndiejmë çdo ditë. Në nëj klub të madh janë gjëra normale, por nesër do të përqendrohemi te ajo që duhet të bëjmë dhe te kundërshtari.
“Olimpico”? Ky stadium më dha kënaqësi të madhe, por që nga koha kur isha futbollist, koha ka kaluar. Nesër do të duhet të kemi të njëjtin qëndrim dhe të jetojmë çdo duel sikur të ishte i fundit.
Duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar, duke e ditur se po përballemi me një ekip të ndryshëm nga ai që u përballëm disa ditë më parë. Jemi përgatitur mirë, shpresojmë për një përgjigje të mirë nesër”, u shpreh Conceicao.