Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Problemet e sezonit të kaluar, Sarri dhe e ardhmja, rrëfehet Strakosha: Ishte momenti i duhur për të ndryshuar trajner, Hysaj do të "mërzitet" me mua

Shkruar nga NEWSPORT
Problemet e sezonit të kaluar, Sarri dhe e ardhmja, rrëfehet

Tomash Strakosha ka nisur prej disa ditësh stërvitjen me Lazio. Portieri i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të klubit duke folur për shumë çështje të ndryshme.

Në fjalën e tij, Strakosha u shpreh se ishte momenti i duhur që Lazio të ndryshonte trajner dhe vlerëson shumë Sarrin. Këtë vit, gardiani shqiptar shpreson të luajë sa më shumë pasi sezonin e kaluar përfundoi në stol nga trajneri Inzaghi.

"Ne nuk na intereson shumë për kalendarin, e dimë që ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të përqendrohemi te vetja. Me trajnerin e ri ne duhet të përqendrohemi në kuptimin e gjërave që ai kërkon, por grupi është i lumtur dhe i bashkuar. Unë mendoj se ne do t'i kuptojmë konceptet e reja shumë shpejt. Ndjesitë e para? Trajneri kërkon shumë intensitet në trajnim, ndërsa rikuperimet janë shumë e shkurtra dhe kjo më bëri përshtypje. Ne tashmë e njihnim Sarrin, e dinim se ai po përpiqej të nxirrte më mirë nga lojtarët e tij dhe jemi shumë të kënaqur me ardhjen e tij. Nuk ka pasur ende bisedime private, por ai nuk ka asgjë për të fshehur pasi ai i thotë gjërat hapur. Mendoj se ai ngadalë do të fillojë të flasë më specifikisht me të gjithë për të parë se çfarë do të ndodhë".

Raporti me Pepe Reinan? "Është një nder të punosh me Pepe, ai është shumë i qeshur dhe gjithmonë të inkurajon të bësh më mirë. Si për grupin ashtu edhe mua më bën shumë mirë".

Ndeshjet me Lazion? "Për mua është gjithmonë një ëndërr të jem këtu, nuk mendoja se mund të arrija këtë numër paraqitjesh. Jam shumë i lumtur, por dua të përmirësohem që të jem në gjendje të vazhdoj të luaj këtu dhe të argëtohem. Ky është viti i 10-të te Lazio, kam parë më shumë shokët e skuadrës se familjen time (qesh). Trajneri Nenci është një person shumë pozitiv dhe gjithmonë më nxit, gradualisht po njihemi me njëri-tjetrin".

Ndryshimi i modulit? "Diçka do të ndryshojë edhe për ne me modulin e ri, veçanërisht mënyra si do të luajmë në mbrojtje. Parimet që trajneri po na jep ne, në çdo rast janë të qarta, kështu që do të jetë e lehtë të bëhet ky tranzicion".

Afrimet e reja? "Felipe Anderson dhe Hysaj janë të dy lojtarë shumë të fortë dhe me përvojë. Na ka munguar shumë Anderson, e kam parë shumë të karikuar dhe do të jetë një armë shtesë. Hysaj e njoh pasi ne luajmë së bashku në ekipin kombëtar dhe këtë vit e di që do ta shikoj pothuajse gjithmonë e do të lodhet nga unë. Hysaj ka shumë përvojë pasi ka luajtur në shumë role dhe do të na japë ndihmojë shumë".

Lojtarët e rinj? "Kush më bëri përshtypje? Të gjithë janë shumë të dobishëm dhe japin më të mirën e tyre, por mbi të gjitha Bertini, Moro dhe madje Shehu. Lazio duhet të besojë në ta, sepse ata janë të rinj të fortë që kanë shumë për të dhënë".

Problemet e sezonit të kaluar? "Unë gjithmonë i kam dhënë respekt Lazios, siç më ka dhënë gjithmonë klubi. Dua ta ndihmoj ekipin duke luajtur dhe vitin e kaluar ishte një zgjedhje e trajnerit, e respektueshme edhe pse nuk isha i lumtur që nuk do të luaja. Nëse një profesionist është i lumtur të jetë në stol duhet të ndryshojë ndoshta sportin. Shpresoj të jem gati kur të më kërkoj trajneri. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, tifozët dhe ekipin. E di që mund të jap shumë më shumë dhe viti i kaluar më ndihmoi në rritjen personale".

Sarri? "Ishte koha e duhur për të ndryshuar diçka, sepse ekipi gjithmonë ka stimuj të rinj, por duke parë një teknik kaq të përgatitur dhe të këtij niveli do të na japë akoma më shumë motivim. Besoj se trajneri do t'i japë edhe tifozëve arsye për të ardhur në stadium pasi ne luajmë për ta. Ardhja e Sarrit ishte pozitive dhe tani duhet ta provojmë në fushë", u shpreh Strakosha.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga