
Situata te Kamza vazhdon të jetë e paqartë. Problemet mes presidentit të klubit dhe bashkisë kanë bërë që lojtarët të jenë paguar dhe në këtë mënyrë vendosën që të mos luanin ndaj Partizanit. Në një intervistë për "SuperSport" foli dhe portieri Avdyli i cili tregoi se situata në klub është shumë e vështirë dhe lojtarët janë të rënduar psikoligjikisht nga mos marrja e rrogave.
"Situata jonë është e vështirë, jemi të rënduar psikologjikisht. Kemi marrë garanci nga presidenti që financat do të shlyhen në ditët në vazhdim. Do të jap maksimumin siç kam bërë deri tani. Shpresoj që ta kalojmë këtë tur, na mjafton një gol. Mund të rezultojë kthesa e sezonit", u shpreh Avdyli.
Poll