
Skuadra e Napolit mbrëmjen e djeshme njoftoi për përfundimin e marrëdhënieve me teknikun italian Ançeloti. Krijimi i një situate jo normale në grup dhe rezultatet negative në Seria A, bëri që presidenti De Laurentiis të shkarkonte të parin trajnerin italian.
Mediat italiane prej kohësh i dhanë zë lajmit se në krye të stolit të të kaltërve do të ishte ish trajneri i Milanit Gattuso. Teksa pritet zyrtarizimi i trajnerit, gazetat italiane kanë zbuluar kontratën dhe shifrat e rënda dakord. Për 6 muaj Gattuso do të përfitoj 750,000 mijë euro ndërkohë nëse del në pozitën e 4 do të përfitoj 1.5 milion euro plus shpërblime
Poll