Klubi i Prishtinës ka zyrtarizaur sot shkarkimin e trajnerit Ismet Munishi. Vendimi sipas klubit ka ardhur si pasojoë e mos arritjes së rezultateve të dëshiruara. Një ditë më parë Prishtina u mund nga Malisheva me rezultatin 0-1 dhe kjo çoi në vendimin përfundimtar të drejtuesve. Në 5 ndeshjet e fundit kryeqytetasit kanë arritur vetëm 1 fitore duke barazuar 2 dhe humbur 2 ndeshje.
Klubi njofton se postin e tij do ta zërë Debatik Curri. Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe kombëtares shqiptare do të jetë “timonieri” i ekipit derisa klubi të gjejë një zëvëndësues të përhershëm.
Poll