Kampionati Europian ka përfshirë këtë vit më shumë se cdo herë tjetër të gjithë shqiptarët që e presin me padurim startin e tij. Një transmetim maratonë para dhe gjatë ndeshjeve do të shoqërojë këtë eveniment të jashtëzakonshëm.
[caption id="attachment_514" align="alignright" width="500"] Hygerta Sako, drejtuese e emisionit sportiv në TVSH[/caption]
Katër prezantuese sexy do të zhvillojnë mes tyre një garë në distancë. Cila do të jetë fituese në këtë “minikampionat” mbetet për tu parë në përfundim të “Euro 2016”. Bjondja sexy Viola Spiro do të rikthehet në ekran për tu bërë sërish pjesë e futbollit në emisionin “Ora Skaner” në Ora Neës së bashku me moderatorin Gerti Carcani.
[caption id="attachment_515" align="alignnone" width="500"] Viola Spiro do të jetë përkrah Gerti Carcanit në emisionin "Ora Skaner"[/caption]
Hygerta Sako do të jetë e vetme sërish në Televizionin Publik Shqiptar ndërkohë që Marina Vjollca do të jetë nën shoqërinë e Edi Manushit në Top Channel. “Supersport” do të ketë më tepër hapësirë të dedikuar dhe më tepër vajza sexy në ekran.
[caption id="attachment_517" align="alignnone" width="500"] Bora Zemani, prezantuese e "Fan Zone" në Supersport[/caption]
Bora Zemani do të jetë moderatorja e emisionit “Fanzonë” mdërkohë Ilda Bejleri do të noderojë tek “Bar Skedina”. Kush do ta fitojë Europianin në Shqipëri?