Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Prezantohet De Boer, tekniku i ri zikaltër vjen me objektiva të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
Prezantohet De Boer, tekniku i ri zikaltër vjen me objektiva të

Interi ka prezantuar trajnerin e ri zikaltër, Frank De Boer. Ai u prezantua para mediave dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare me skuadrën interiste, ku do të përfitojë një milion euro në sezonin e parë dhe nga dy në dy sezonet e tjera. Tekniku i ri i kishte të qarta qëllimet e tij, ku deklaroi që në skuadër ka lojtarë me eksperiencë, gjithashtu objektivi është i qartë, fitimin e Champions League. Gjithashtu De Boer foli edhe për Icardin, për të cilin deklaroi që nuk do të largohet.

“Nuk ndodhemi në situatën ideale dhe kjo është më se e qartë, por kemi në skuadër lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe dhe të rinj premtues dhe kjo është ajo që vlen. Unë do të përpiqem të përcjell te ta idetë e mia, të gjithë mund të mësojnë dhe mund të përshtaten shpejt. Nuk do të ndryshojmë gjithcka por unë dhe stafi kemi filozofinë tonë. Duhet të besojmë se mund të arrimë gjëra të mëdha në këtë sezon. Icardi? Ai është i ri dhe mund të mësojë ende shumë gjëra. Deri tani ka treguar se është i aftë të dhurojë paraqitje fantastike, besoj se do të punojmë shumë mirë sëbashku dhe nuk do të kemi probleme. Icardi nuk largohet ai do të qëndrojë te Interi”, shtoi trajneri i ri.

Gjithashu "timonieri" i skuadrës interiste foli edhe për rivalët.

" “Asgjë nuk është e pamundur, askush nuk është i pathyeshëm. Ka nga raste kur gjërat ndryshojnë. Juventusi është përforcuar por objektivi ynë është të jemi më pranë tyre se sezonet e kaluara. Do të luftojmë në maksimum për tua bërë jetën më të vështirë”, përfundoi De Boer.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga