Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Presidenti i Tiranës, Halili: “Fanatics” janë oksigjeni i Tiranës, ja si qëndron puna me Vucajn

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Tiranës, Halili: “Fanatics” janë oksigjeni i

Në “Ora Skaner”, presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur edhe për tifo-grupin bardheblu, “Tirona Fanatics” që sot feston 11-vjetorin e krijimit.

“I uroj tifozët tanë për këtë ditë të veçantë për ta. Ata janë fanatikët e vërtetë të këtij klubi, sepse ne presidentët sot jemi e nesër ikim.

“Tirona Fanatics” janë oksigjeni ynë, janë ata që na japin forcë dhe që ndihmojë këtë skuadër.

Vucaj? E di vetë ai situatën e tij. E kemi trajtuar si vëllain e vogël të klubit. Por, hapësirat kanë qenë të pakta për të gjatë kësaj kohe. Kam folur 5 ditë resht me Vucajn dhe më tha që kërkon të largohet, sepse kërkon të luajë, çfarëdo skuadre të jetë, por thjesht kërkon hapësira për të luajtur.

Jemi duke e mbyllur me Vucajn. Gati e kemi mbyllur bashkëpunimin.

Për sa i përket Argjend Mustafës, ai është i dëmtuar. Në fakt, ai thotë se është në gjendje të luajë, por unë i kam thënë: Shko në një klinikë mjekësore ku të duash dhe më sill rezonancën e gjurit. Nëse ti nuk je i dëmtuar, vazhdo të luash, por në të kundërt duhet ta mbyllim bashkëpunimin, sepse e ka në kontratë që nëse nuk është në gjende shëndetësore për të luajtur ai të largohet nga Tirana në janar.

Është edhe çështja e Enriko Papës, një djalë shumë i mirë, për të cilin nesër do të flasim dhe do të vendosim nëse do ta huazojmë apo do të ndërpresin bashkëpunimin. Kjo pasi Papa kërkon të luajë sa më shumë”, tha Halili në “Ora Skaner”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga