
Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka folur për situatë e rëndë financiare të Barcelonës. Numri një i futbolli spanjollit është shprehur se katalanasit nuk mund të federojnë Leo Messin edhe nëse arrijnë akordin për rinovimin e kontratës.
Barcelona duhet të ulë me 30% pagat e lojtarëve duke parë humbjet e shumta dhe borxhet e sezoneve të kaluara. Në një intervistë për mediat spanjolle, Tebas u shpreh se nëse nuk ka largime nga Barcelona është e pamundur që Leo Messi të vazhdojë në La Liga.
Një "ultimatum" për drejtuesit e skuadrës katalanase që duhet të largojnë shumë futbollistë për të ulur pagat në mënyrë që të federojnë Leo Messin dhe afrimet e merkatos për sezonin e ri.
"Nëse nuk ka largime, është e pamundur që Messi të vazhdojë te Barëa", u shpreh Tebas duke i lëshuar kështu një mesazh të qartë Barcelonës.