Edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka iu është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-kampionit Olimpik në peshëngritje, Ymer Pampurit.
“FSHF, Presidenti Armand Duka përcjell ngushëllimet për ndarjen nga jeta të YMER PAMPURIT!
Presidenti i FSHF-së, Armand DUKA i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të ish-kampionit olimpik Ymer Pampuri për ndarjen e tij të parakohëshme nga jeta.
Gjithashtu, ai vetë personalisht, si dhe në emër të të gjithë Komunitetit të Futbollit i përcjell gjithashtu ngushëllimet e tij familjes së shtangës shqiptare për këtë humbje të madhe, jo vetëm për ta, por për të gjithë sportin shqiptar.
Kontributi i Ymer Pampurit ka qenë i pazëvendësueshëm duke cuar Shqipërinë në podin e medaljes olimpike, duke thyer rekordin olimpik në Olimpiadën e Mynihut të vitit 1972. Kujtimi i tij do të mbetet gjatë në memorien e shumë brezave”, shkruhej në mesazhin e ngushëllimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për ndarjen nga jeta të Ymer Pampurit, mesazh i publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së në Facebook.