
Teuta përballet me Tiranën nesër në një ndeshje e gjitha për t'u shijuar (17.00) . Mesfushori i durrsakëve, Sherif Kallaku ka folur pikërisht për këtë sfidë, teksa është munduar të ulë disi presionin. Edhe pse në fushë do zbresin kryeqytetasit, Kallaku e quan po aq të rëndësishmë sa ndeshja me Ballshin apo Luftëtarin.
''Tirana? Ka rëndësinë e ndeshjeve si me Ballshin apo Luftëtarin. Do jap maksimumin në fushë për të marr një rezultat pozitiv. Po bëjmë katër javë pa fitore, ka ardhur momenti. Shpresojmë që të arrijmë objektivat, pastaj i takon presidencës të vendosë të ardhmen time. Kupa është një ndeshje teke, por gjithsesi unë preferoj të foksuohem te kampionati'' - shprehet Kallaku.
.
Poll