
Premier League ka miratuar ofertën e Jim Ratcliffe për të blerë një pakicë të aksioneve në Manchester United . Kjo u raportua nga Sky Sports që njoftoi se kompania “INEOS Sport” në pronësi të Ratcliffe, siç përcaktohet nga marrëveshja, do të marrë kontrollin e operacioneve të futbollit të ‘Djajve të Kuq’, të cilët fituan ndeshjen e tyre të fundit jashtë fushe në Aston Villa 2-1.
Manchester United është në shitje që prej sezonit të shkuar dhe në verën e fundit u intensifikua çështja me sheikun e Qatarit, Al-Thani që bëri një ofertë të majme prej 5 miliard paund për 100% të klubit, por u refuzua nga pronarët aktual të cilët nuk janë të gatshëm të heqin përfundimisht dorë.
Sheiku në gusht u tërhoq nga gara pasi refuzoi të ngrinte ofertën në 6 miliard dhe në ankand ka mbetur vetëm miliarderi britanig Jim Ratcliffe. Megjithatë ky i fundit nuk e ka fuqinë për të bërë një ofertë të tillë për 100% të aksioneve të klubit dhe pritet të marrë fillimisht vetëm një pakicë.