Milani mund ta kishte të tijin qendërmbrojtësin e Atletico Madridit Jose Gimenez. Gazzetta Dello Sport zbuloi një prapaskenë të 6 viteve më parë kur “Djalli” kishte arritur një marrëveshje verbale me klubin uruguajan Danubio për ta transferuar Gimenez për 1.5 milionë €.
Por në fund ish-drejtori sportiv i Milanit Rocco Maiorino anulloi transferimin e lojtarit në “San Siro”.
Gimenez është njëra prej shtyllave të mbrojtjes së “El Colchoneros” në 6 vitet e fundit dhe paraqitja e tij mbresëlënëse ndaj Juventusit në 1/16 në Champions League tregoi se “Djalli” ka bërë një gabim të kushtushëm duke humbur një element tejet cilësor për të ardhmen e tij.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.